VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (12 dhjetor 2025)
Skandinavia dhe Europa Lindore përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare, duke sjellë reshje të shiu dhe dëbore. Edhe gadishulli Iberik paraqitet me mot të paqëndrueshëm, ndersa pjesa tjetër e kontinentit mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme, veçanërisht gadishulli Apenin, Ballkani dhe Europa Qendrore.
Kushtet e motit per sa i perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, me mot të kthjellët përgjatë ditës. Pasditja sjell vranësira të lehta fillimisht në veri. Temperaturat luhaten nga 2°C deri 22°C. Era fryn e lehtë deri 35 km/h nga Veriu, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, shumica e kontinentit mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme, sidomos në gadishullin Apenin, Ballkan dhe Europën Juglindore. Ndërkohë Europa Veriore, Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qendrore mbeten nën mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore.
Sipas MeteoAlb, kthjellime priten në pjesën e parë të ditës, më të theksuara në ultësirën perëndimore. Pas mesditës shtohen gradualisht vranësirat, kryesisht në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 1°C deri 22°C. Era fryn e lehtë deri mesatare, rreth 30 km/h nga Verilindja, me dallgëzim të ulët në brigjet detare.
