Digjitalizimi kadastral/ Goxhobelli: Në fillim të 2025 kishim 5 shërbime, sot që flasim kemi 10 të tilla
Deri në fundin e vitit 2026, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kthehet tërsisht në institucion digjital. Në total janë 33 mijë plansheta, të cilat në harkun e një viti do të kthehen në 100 përqind digjitale
“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS kemi nisur punën në një proces i cili kërkon kohë për digjitalizimin e plotë që kërkon plotë 33 mijë planshetash.
Fundi i 2026 do të na gjej tërësisht me një kadastër digjitale.- tha Goxhobelli.
Vetëm këtë vit, sipas drejores së përgjithshme të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, janë 10 shërbime digjitale në shërbim të qytetarëve.
"Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i tenkologjisë “blockchain” na ka dhënë mundëisnë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025, kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi dhjetë shërbime të tilla. 10 deri në 15 shërbimeve tona gjenerohen automatikisht nga sistemi."- tregoi ajo.
Një tjetër shërbim, që pritet të lehtësojë procedurat e qytetarëve, ka të bëjë edhe me pagesat. Synimi është që faturat e didikuara për shërbimet kadastrale të bëhen përmes E-Albanias me kartë bankare.
Në këtë drejtim, Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain.
