VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas motorin, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.