FOTO/ Automjeti aksidenton motoçikletën në Lushnje, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes.

Një automjet është përplasur me një motor duke shkaktuar lendime të renda te drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore. Policia rrugore dhe ekspertet janë në vendngjarje.

Nga hetimet parprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e prerjes së rrugës nga ana e drejtuesit të automjetit. Ne automjet udhëtonin 6 persona.