DALIN EMRAT/ Ja kush janë dy personat e rrezikshëm të arrestuar sot nga RENEA me firmën e SPAK-ut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2025, 08:37
Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.
Në kuadër të këtij operacioni të udhëhequr nga prokurorët e SPAK-ut mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Elvin Mërlika kushëri i Ervis Martinaj dhe Fred Xhixha, vëllai i Besian Xhixhas.
Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
Merlika akuzohet nga SPAK dhe për Grup i strukturuar kriminal
RENEA, ka ushtruar kontrolle dhe në qytetin e Shkodrës ku ka hyrë në banesën e Eljo Hatos dhe në disa shtëpi në lagjen “Dobraç”.
