Beqiri: Pa mbështetjen ndërkombëtare, SPAK nuk do kishte patur rezultatet që ka

Avokati, Evarist Beqiri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se pa mbështetjen ndërkombëtare, SPAK nuk do kishte patur rezultatet që ka.

Beqiri: Ne kemi nevojë për përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë në këto sfida që kemi përpara.

Mbështetja e SHBA, Britanisë së Madhe, BE, është e domosdoshme dhe ka qenë një nga faktorët vendimtar në ecurinë pozitive dhe në veprimet që ka kryes SPAK.

Pra pa mbështetjen ndërkombëtare, unë nuk mendoj se SPAK do kishte patur ato rezultate që ka.

Kandidatët ishin të nderuar.