Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Zhllima: Dje ambasada amerikane kishte në foto zotin Braho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 22:27
Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se dje ambasada amerikane kishte në foto zotin Braho i cili sot u zgjodh kryetari i ri i SPAK.
Zhllima: Kemi shkelje të sovranitetit, unë kështu e shikoj.
Sepse nga pikëpamja juridike SPAK në disa dispozita që ka thuhet qartazi që ndikimi i brendshëm dhe i jashtëm quhet i paligjshëm.
Dje unë si qytetar i këtij vendi, sapo pashë një lajm dhe një fotolajm nga ambasada amerikane e cila kishte në foto zotin Braho.
Funksionarët vijnë e ikin, kanë punën e tyre.
Çfarë është puna e tyre?
Që kërkojnë në çdo shtet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e kanë si kasetë këtë gjë.
