Morën peng një kosovar dhe i kërkuan 70 mijë euro, 4 të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për pengmarrje dhe shtrëngim me anë të kanosjes.

Sipas policisë, të arrestuarit, banues në zonën e Lumit të Vlorës, kishin marrë peng një shtetas nga Kosova dhe e mbanin në një banesë pranë “Rrugës së Re”, duke i kërkuar 70 mijë euro në këmbim të lirimit.

Operacioni u zhvillua pas denoncimit të motrës së pengut, e cila jeton në Suedi dhe njoftoi autoritetet shqiptare për ngjarjen.