Kreu i ri i SPAK/ Agim Baçi: Niveli i pyetjeve nga KLP-ja ishin qesharakë, Braho kishte seriozitet
Në një intervistë në studio në OraNews, ka qenë publicisti Agim Baçi i cili ka dhënë komentin e tij lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Por mesa duket Baçi ka qenë i pakënaqur me nivelin e pyetjeve të cilat u shtruan për kandidatët.
“Kur ndoqa nivelin e pyetjeve të anëtarëve të KLP-së përballë 4 kandidatëve sa mirë kanë bërë që e kanë orientuar votën, se do me thënë që do ishte krejtësisht e pasigurt”- tha ai.
Ndërsa, për Klodian Brahon publicisti e ka cilësuar serioz, teksa ka vijuar të theksoj që niveli i pyetjeve është qesharakë.
“Braho kishte seriozitet. Është si në gazetari, nivelin e përgjigjeve e tregojnë pyetjet. Për çfarë e pyetën ata.
Dukej sikur e kishin hallin a do e kalosh pragun....
Niveli i tyre qesharakë i pyetjeve.”-tha Baçi.
