Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (11 dhjetor 2025)

Një qendër e fuqishme ciklonare në Veri dhe Lindje të Europës sjell reshje të dendura dëbore në rajonin e Baltikut dhe vendet lindore.

Pjesa tjetër e kontinentit mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme, me diell dhe temperatura të larta sidomos në gadishullin Apenin, Iberik dhe Ballkan.

Kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Anticikloni mbi Mesdhe sjell mot të kthjellët deri pas mesditës, kur shfaqen vranësira të lehta, në gjysmën lindore.

Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 22°C. Era fryn e lehtë deri 35 km/h nga Veriperëndimi, me dallgëzim 1 ballë.

Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Skandinavia dhe Europa Lindore përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore.

Pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë gadishullin Apenin, Ballkanin, Egjeun dhe shumicën e Europës Qendrore, mbetet me diell dhe temperatura të larta.

Kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi Mbetet nen ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Pasditja sjell vranësira të lehta fillimisht në veri, e me pas ne zonat malore, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°C. Era fryn e lehtë deri 35 km/h nga Veriu, me dallgëzim 2 ballë.