RENEA zbret te Bajrat në Shkodër dhe në Fushë-Kuqe, arrestime me urdhër të SPAK, gjenden dhe armë

Forcat speciale RENEA dhe Operacionale kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë Kuqes.

Në kuadër të këtij operacioni të udhëhequr nga prokurorët e SPAK-ut mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Elvin Mërlika kushëri i Ervis Martinaj dhe Fred Xhixha, vëllai i Besian Xhixhas.

Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.

Merlika akuzohet nga SPAK dhe për Grup i strukturuar kriminal

RENEA, ka ushtruar kontrolle dhe në qytetin e Shkodrës ku ka hyrë në banesën e Eljo Hatos dhe në disa shtëpi në lagjen “Dobraç”.

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri.

Operacioni në fjalë mësohet se po zhvillohet për llogaritë të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa priten informacione të reja nga ky aksion.

Lajmi në përditësim...