I vr*sin mushkën, pronari kallëzon rastin, nisin hetimet në Përmet

Policia e Përmetit ka nisur hetimet pas kallëzimit të një personi, se i kanë vrarë me armë gjaku mushkën.

Sipas policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtim i kafshës”, pasi shtetasi Th. S. ka kallëzuar se ka gjetur në tokën e tij, kafshën e punës (mushkë), të vrarë me armë gjahu.

Punohet për identifikimin e autorit/ëve.