Largohet pa gjurmë nga banesa/ Zhduket 17-vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 11:56
Një 17-vjeçare është larguar pa gjurmë nga banesa e saj.
Kallëzimin për zhdukjen e të miturës e ka bërë nëna e saj një ditë më parë në një nga Komisariatet e kryeqytetit.
Njoftimi:
“Më datë 09.12.2025, shtetasi E. L. ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur, 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
