Ministria e Financave, bashkëpunim me BB për portofolin e projekteve strategjike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me drejtues të Bankës Botërore, MIGA dhe IFC, të kryesuar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore, Xiaoqing Yu.
Gjatë takimit, u diskutua mbi hartimin e portofolit të ri të mbështetjes për financimin e projekteve më të rëndësishme në periudhën afatmesme.
Ministria e Financave po monitoron me kujdes ecurinë e zbatimit të projekteve ekzistuese, për të garantuar arritjen e objektivave të vendosura.
“Jemi duke hartuar portofolin e ri të mbështetjes për financimin e projekteve më të rëndësishme në periudhën afatmesme”, u shpreh Malaj.
Malaj bëri të ditur se investimet strategjike dhe performanca e projekteve mbeten elementë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, ndërsa bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare synon të forcojë kapacitetet për zbatimin e tyre dhe të sigurojë efikasitet maksimal në shfrytëzimin e fondeve.
“Ministria e Financave nga ana e saj po monitoron me kujdes ecurinë e zbatimit të projekteve, që janë në vijim, për të garantuar arritjen e objektivave”, theksoi Malaj.
