VIDEO/ Mbështetje të rinjve me projekte konkrete që nga aftësitë digjitale te sipërmarrja

Dita Kombëtare e Rinisë është një ditë reflektimi, motivimi dhe angazhimi për të forcuar pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike, shoqërore dhe institucionale.

Pjesa më e madhe e politikave dhe iniciativave për rininë zbatohen përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), e krijuar në vitin 2020, si institucion që mbron, fuqizon dhe promovon të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

Sipas Agjencisë për Medie dhe Informim, të rinjtë mbështeten përmes 5 thirrjeve publike për projektet rinore, ndërsa janë financuar dhjetëra organizata dhe bashki në gjithë vendin, me ndikim te qindra mijëra të rinj.

Projektet kanë të bëjnë me fusha të tilla si aftësitë digjitale, TIK dhe robotikë; sipërmarrje, orientim karriere dhe zhvillim profesional; sport, art, kulturë dhe angazhim social; si dhe
pjesëmarrje dhe përfshirje rinore në vendimmarrje.

Po ashtu janë ngritur qendra rinore multifunksionale dhe janë mbështetur iniciativa komunitare që nxisin aktivizmin lokal.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës 2025 po angazhon mbi 600 të rinj në institucione publike në të gjithë vendin, duke ofruar mbështetje financiare dhe programe trajnimi të specializuara.