Qiratë rriten me 4% në nëntor/ Inflacioni ngadalësohet, por qiratë, uji dhe energjia rëndojnë xhepat
Qiratë në vend u rritën me 4% gjatë nëntorit, duke ndjekur një ritëm më të lartë se vetë inflacioni.
Rritja e vazhdueshme e qirave, ujit dhe energjisë po shton presionin mbi buxhetet familjare.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë parashikon kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026.
Ndërkohë që inflacioni në nëntor u ngadalësua me 2.1%, qiratë duket se kanë marrë drejtim të kundërt.
Sipas të dhënave të INSTAT krahasuar me muajin nëntor të vitit të kalur, çmimet e qirave u rriten me 4%, me një ritëm më të lartë se mesatarja e çmimeve, duke e bërë më të veshtirë koston e jetesës.
Që prej muajit korrik të këtij viti, çmimet e qirave ujit dhe energjisë kanë hyrë në një spirale rritjeje, nga 3% në korrik, në 4.3% gjatë tetorit dhe nëntorit, duke mbetur një nga kontribuesit kryesore në rritjen e përgjithshme të çmimeve gjatë ketyre muajve.
Nderkohë shporta ushqimore, ndonëse më e qetë ka shënuar një rritje prej 1,5%.
Brenda saj produktet bazë që nuk mungojnë në tryeze si qumështi, djathi dhe vezët kanë pësuar rritjen me të lartë me 4.9% ndjekur nga mishi me 2.9%
Sektorë të tjerë si veshjet dhe kepucët shfaqin luhatje të ndjeshme me hyrjen e dimrit duke prekur nivelet e 1.3%, ndërsa më të shtrenjta rezultojnë veshjet e femrave me 1.7%.
Nderkohë Banka e Shqipërisë pret kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese.
