Nënkryetari i bashkisë së Vlorës jep dorëheqjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 17:51
Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës.
Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar.
