VIDEO+EMRI/ Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari i Kapedanit
Në Vaun e Dejësit policia njofton se ka finalizuar operacionin policor te koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
"Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Klemjan Perndreu, 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.
Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”", njofton policia.
