AKUZOHET SE NDIHMOI VELIAJN/ Klotilda Bushka kërkon të mbyllë dosjen ndaj saj, kërkesë GJKKO-s të rrëzojë akuzën

Teksa GJKKO është duke zhvilluar seancat paraprake për çështjen e Veliaj, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është marrë e pandehur nën akuzën për pengim të drejtësisë.

Bushka ka paraqitur kërkesën për pushimin e akuzës, duke argumentuar se mungojnë elementët e veprës penale.

Nëse kjo kërkesë nuk do të aprovohet, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka dhënë kërkesën për gjykim të shkurtuar. 

Ndërkohë, seanca paraprake vijon me paraqitjen e përfaqësuesit ligjorë të shoqërive të përfshira në këtë çështje, përfshirë shoqëritë “Byla” dhe “Aventus”.