Xhiro botës me motor/ Balliu live nga Uganda tregon aventurën e tij

Dashnor Balliu në një intervistë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News live nga Uganda tregoi aventurën e tij rreth botës me motor.

Balliu: Unë kam gati 30 vjet që jam motorist. 20 vjeç kam filluar me motorin.

Duke udhëtuar dhe duke ardhur në Shqipëri nga Greqia se punoja në Greqi.

Duke kaluar vitet fillova duke u bërë pasionant i rrugëve të gjata.

Në vitin 2019 u futa në Europë. Qëndrova 5 vite në Europë me motorin tim.

Duke parë motoristë të tjerë, duke parë youtube, u bona xheloz në kuptimin e fjalës nga të huajt dhe i thashë vetes pse të mos e bëj edhe unë një udhëtim të gjatë.

Edhe e nisa këtë udhëtim me emrin: I vetëm nëpër botë pa sponsor, që të jetë një gjë e veçantë.