VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (3 dhjetor 2025)

Evropa Veriore, Britania dhe pjesa më e madhe e Qendrës mbeten me mot të qëndrueshëm. Gadishulli Iberik dhe Ballkani paraqiten me vranësira të shumta dhe reshje shiu.Po ashtu edhe Europa Lindore mbetet me vranësira dhe reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, Që në mëngjes vendi ndikohet nga reshje shiu, me shtrëngata në Veri dhe Jug, ndërsa në Qendër reshjet janë më të pakta. Pasditja pritet me dobësim gradual te reshjeve. Temperaturat luhaten nga 4° deri 19°. Era fryn jugore deri 55 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Europa Juglindore mbetet me kushte të paqëndrueshme me rrebeshe shiu. Ndërkohë, Europa Qendrore, Lindore dhe gadishulli Iberik ndikohen nga masa të qëndrueshme, me mot të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, Paraditja dominohet nga vranësirat, më të dukshme në Jug dhe Juglindje, duke sjellë rrebeshe shiu. Ne pasdite reshjet shtrihen në gjithë vendin, me intensitet të ulët. Temperaturat luhaten nga 5°C deri 21°C. Era do te fry  juglindore deri 65 km/h, me dallgëzim 5 ballë.