Aksident me 4 të plagosur në Malësinë e Madhe

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Malësi të Madhe, në dalje të qytetit të Koplikut.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagusur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak-Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.