PAMJET/ Probleme nga moti i keq, vijon pastrimi i rrugëve nga dëbora në Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh

Veriu i vendit është përfshirë sërish sot nga reshjet e dëborës, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe kriposjen e tyre.

“Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit pa shkaktuar probleme me qarkullimin, ndërkohë që mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës, në Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh”, theksoi Rama.

PAMJET/ Probleme nga moti i keq, vijon pastrimi i rrugëve nga dëbora

Rama u shpreh se “drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku në relievet e larta malore verilindje-lindje ka reshje dëbore me intensitet të ulët.