VIDEO/ Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje
Policia apeloi sot për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.
Kështu, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.
Policia Rrugore apeloi për kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.
Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve apelohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.
Po ashtu, atyre u kërkohet të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

