EMRI/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, dyshohet për tentativë vr*sjeje dhe a*mëmbajtje pa leje

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Besard Pashkaj, 26 vjeç.

Ai dyshohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë për këtë person, ndërsa ndalimi i tij u krye si rezultat i procedurave hetimore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për zbardhjen e ngjarjeve të rënda.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.