VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (2 dhjetor 2025)

Evropa ndikohet nga mot i vranët me reshje shiu dhe dëbore për shkak të një cikloni në Veri/Verilindje, konkretisht Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore. Ndërsa Europa Qendrore dhe Alpet paraqiten me shira intensivë dhe mini-stuhi ere. Moti mbetet i kthjellët vetëm në brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Sipas MeteoAlb, Vendi qëndron nën vranësira, me reshje të herëpashershme, fillimisht në Perëndim, duke u shtrirë gjatë natës në Veri dhe Jug. Temperaturat luhaten nga 3°C deri 19°C. Era fryn juglindore me shpejtesi 40 km/h, duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

Europa Veriore, Britania dhe Qendra e kontinentit priten me mot të qëndrueshëm. Ndersa, Gadishulli Iberik dhe Europa Jugore priten me vranësira dhe reshje shiu po ashtu edhe Europa Lindore me vranësira dhe reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, Që në mëngjes vendi ndikohet nga reshje shiu, me shtrëngata në Veri dhe Jug, ndërsa në Qendër sasia është më e pakët. Pasditja sjell dobësim të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 4°C deri 19°C. Era do te fry jugore 55 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.