81-vjetori i Çlirimit Kombëtar / Zotaj: L*fta Antifashiste Nacional Çlirimtare ishte e shenjtë, populli u ngrit masivisht
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, historiani dhe ish-ushtaraku Bernard Zotaj foli për rëndësinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke theksuar se ajo mbetet një ngjarje themelore e historisë shqiptare që nuk duhet cënuar.
"Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare siç ka thënë dhe i madhi Dritëro Agolli është një luftë e shenjtë dhe nuk duhet ta zhbëjmë më.
Ka ngelur në histori për arsye se u ngrit i gjithë populli shqiptar në mënyrë masive për çlirimin e vendit të tij.
Në lidhje me problemet që hasen për ditën e çlirimit unë po ju them që ditët e çlirimit në të gjithë Shqipërinë kur ka dy forca ushtarake që luftojnë kundra njëra-tjetrës ishin forcat e rregullta të ushtrisë nacional çlirimtare partizane vullnetare dhe forcat pushtuese, italiani dhe në fund fare gjermani.
Këto të dyja bëjnë raporte dhe informojnë komandat e tyre", u shpreh Zotaj.
