VIDEO/ Zjarri përfshin një apartament në Shkodër. Dy të moshuar shpëtojnë pa lëndime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 08:53
Flakët e zjarrit kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në qytetin e Shkodrës.
Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë dhe pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje mbërriten forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilët punuan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në banesat e tjera.
