Festa e Pavarësisë në Fier/ Parada e automjeteve dhe spektakli me fishekzjarre krijojnë një atmosferë elektrizuese (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 20:36
Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit.
Dhjetëra qytetarë me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme.
Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.
Ndërkohë, parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekzjarresh, duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese.
