BEKIMI I FLAMURIT NE KISHË/ Kryepeshkopi: Ta lulëzojmë këtë vend

Flamuri kuqezi u bekua në kishat ortodokse këtë 28 Nëntor, si pjesë e një tradite të rikthyer nga Kryepeshkopi Joan. Ceremonia u shënua me lutje për kombin dhe një thirrje për unitet e përgjegjësi për të ardhmen e vendit

Flamuri kuqezi u bekua në këtë 28 nëntor në Kishat Ortodokse shqiptare në mesha të posacme, si kjo në Katedralen Ngjallja e Krishtit e drejtuar nga Kryepeshkop Joan, I cili e rikthye këtë traditë në në vitin '98 kur u fronezua Mitropolit I Korcës.

Gjatë shërbesës, Kryepeshkopi Joan u lut për bekimin e flamurit kombëtar, mbrojtjen e shtetit dhe mirëqenien e popullit shqiptar, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe historike të kësaj dite.

Kreu I Kishës Ortodokse, përcolli një mesazh të fortë për të gjithë, nga qyetarët e thjeshte tek krerët e shtetit,  duke thënë se është përgjegjësia jonë e përbashkët që ta lulëzojmë dhe bekojmë Shqipërinë.

Kjo meshë tradicionale shërben si një moment reflektimi shpirtëror për unitetin dhe vlerat kombëtare.