Kamioni "shtyn" në kanal makinën, dy të plagosur në autostradën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 20:14
Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës.
Një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një makinë dhe për pasojë kjo e fundit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona që ndodheshin në makinë të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.
