Divjakë/ Të shtëna me a*më zjarri gjatë natës, policia prangos 66-vjeçarin dhe sekuestron automatikun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 13:35
Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi gjatë natës ka qëlluar disa herë më armë zjarri automatik në ajër, në fshatin Çermë e Sipërme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Pas arrestimit, arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
