113 vjet shtet i pavarur/ Aliaj: Shqipëria në momentin e saj më të mirë falë qytetarëve, jo politikanëve
Në një intervistë të drejtpërdrejtë për “Ora News”, pedagogu Ilir Aliaj dha një mesazh optimist mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar vullnetin e fortë të qytetarëve si forcën kryesore të këtij progresi.
"Sot Shqipëria është në momentin më të mirë të saj. Nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot. Kjo nuk është për meritë të politikanëve shqiptar por është për meritë të popullit shqiptar.
Të dëshirës së popullit shqiptar për të shkuar atje ku ne na takon për të qenë, pra për tu bashkuar me kontinentin europian, me vlerat europiane.
Pse e them këtë? E them sepse është shumë e nevojshme të theksohen disa gjëra që na veçojnë ne. 91% sipas një sondazhi të këtij viti,91% e shqiptarëve duan ta çojnë Shqipërinë në BE", u shpreh Aliaj.
