Ceremonia e pritjes për Ditën e Flamurit në Presidencë/ Rama: Organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 22:12
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte dhe, sipas tij, ishte “e organizuar bukur si asnjëherë”.
Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ngjarja është një ndër ceremonitë kryesore që shënojnë festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës.” , shkruan Rama.
