Kryeministri Edi Rama uron shqiptarët për 28 Nëntorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 08:05
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, në 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Rama ka zgjedhur që këtë urim ta bëjë nëpërmjet një foto-postimi të monumentit të Pavarësisë në Vlorë.
"MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë", shkruan kryeministri Rama shkurtimisht në rrjetet sociale.
