28 Nëntori/ Rama ndan PAMJET nga atmosfera kuqezi: Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 15:24
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale nga atmosfera kuqezi. Krahas pamjeve, Rama shkruan se nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare.
Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se për 28 Nëntor atmosfera kuqezi mbizotëroi në çdo hyrje të Shqipërisë.
Njoftimi:
28 Nëntor 2025. Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë. Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare.
