VIDEO/ Fermerët e Konispolit në protestë, Zhupa: Qeveria t’i ndihmojë, mos të lejoj abuzimet në treg
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, iu bashkua sot protestës së fermerëve të Konispolit, të cilët u prekën nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Zhupa, e cila është deputet e zgjidhur e qarkut të Vlorës, theksoi se “fermerët janë në mëshirë të fatit nga shteti, të goditur nga përmbytjet duke ju prishur pjesë e madhe e prodhimit dhe nga presionet për uljen e çmimit nga grumbulluesit”.
Sipas saj fermerët “janë sulmuar me fushata të rreme dezinformimi për të justifikuar blerjen e mandarinave me çmim të lirë që nuk justifikon as kostot”.
“Jam në krahun e tyre dhe zërin e tyre do ta çoj në Kuvend dhe në amendamentet e buxhetit 2026”, tha Zhupa.
Zhupa shtoi se “mandarinat e Konispolit janë cilësore, të sigurta dhe vijnë nga puna e ndershme e fermerëve tanë. Qeveria duhet ti ndihmoj në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të kontrolloj që mos ketë abuzime në treg për të shfrytëzuar punën e ndershme të fermerëve nga grumbulluesit”.
Vetë fermerët ngritën shqetësimin, se “nuk kanë marrë subvencionime nga qeveria”, ndërsa shtuan se “kjo është hera e pestë që ne përmbytemi”.
Gjithashtu ata thanë se “pikat e grumbullimit po na ulin çmimin e mandarinave”. Sipas tyre nuk po “mbështet prodhimi vendas”.

