Lindi në Ditën e Flamurit, Rama kujton 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 70-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Adem Jashari lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës dhe krenarisë kombëtare.

“Sot kujtojmë 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkruan Rama.