''Zgjedhorja'' dhe ''Territorialja''/ Vokshi: Ja pse PD ka marrë pjesë në këto dy komisione

Deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë në Ora News tregoi arsyet se përse PD ka marrë pjesë në komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Vokshi: Arsyeja pse neve kemi pranuar që të jemi pjesë e këtyre dy komisioneve është sepses së pari përsa i përket Reformës Zgjedhore, PD është e vendosur dhe objektivi prioritar i PD është rikthimi i demokracisë në Shqipëri përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pasi edhe Këshilli i Europës në një nga mbledhjet e fundit e ka cilësuar Shqipërinë autokraci elektorale.

Pra kjo është arsyeja që neve jemi pjesë e këtij komisioni.

Për të siguruar që neve të bëjmë propozimet e duhura bazuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR.

Dhe në bazë të këtij raporti, të gjitha shkeljeve zgjedhore, të gjitha krimeve zgjedhore, të gjitha gjetjeve dhe rekomandimeve të merren në shqyrtim nga ana e komisionit.

Të gjendet zgjidhje dhe të sigurohet edhe që qytetarët të mos shkojnë të kërcënuar e të shantazhuar dhe vota e tyre të devijohet.

Pra kemi pasur një arsye madhore pse kemi marrë pjesë në këto komisione.

Por në komisionin e Reformës Zgjedhore janë dy bashkëkryetarë dhe bashkëkryetarit i është dhënë e drejta e vetos nga ana e opozitës.