100-vjetori i Martin Camajt/ Isufaj: Duhej të ishte shpallur viti i Martin Camajt
Studiuesja, Viola Isufaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se duhej të ishte shpallur viti i Martin Camajt.
Isufaj: Së pari duhej të ishte shpallur viti i Martin Camajt.
Patjetër është një nga figurat më të rëndësishme të krejt letërsisë shqipe.
Nëse i referohemi pjesës nga viti 45’e këtej, asaj që i themi letërsi shqipe bashkëkohore sidomos në zhanrin e poezisë, ai mbetet i pa të dytë.
Një figure kaq me peshë të letrave shqipe, të kulturës tonë por edhe një figure poliedrike.
Nga ana tjetër ishte Albanolog, ishte studiues, ishte shkencëtar, ishte pedagog.
Një kërkues shkencor i shkëlqyer.
Për këto do duhej ti ishte kushtuar një vit.
Në kuadër të ditës së librit, në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Historisë dhe Filiologjisë u krijua një tryezë për Martin Camaj të cilin pata kënaqësinë ta drejtoj unë.
Por janë bërë edhe disa forume të themi dhe disa aktivitete të tjera.
