Festivali “Moisiu” kthen Prishtinën në qendrën e teatrit shqiptar

Në Prishtinë po zhvillohet edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”.

Në dy skena, Amfiteatri dhe Salla e Kuqe, po paraqiten disa prej trupave më të njohura teatrale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva.

Gjatë fundjavës që lamë pas, për publikun e Prishtinës u shfaqën “Si ta doni”, “Një dorëzim në Spokan”, “Vojçeku”, “Na ishte një herë” dhe “Martesa”. Sot në mbrëmje do të shfaqet “Babai”, një dramë e trupës së Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”, si edhe “Marrëdhëniet” e Teatrit të Qytetit Gostivar.

Festivali “Moisiu” kthen Prishtinën në qendrën e

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu”, si platformë bashkimi dhe bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë, sjell çdo ditë shfaqje të ndryshme që pasqyrojnë larminë, energjinë dhe profesionalizmin e skenës teatrore shqiptare.

Festivali “Moisiu” kthen Prishtinën në qendrën e

Në kuadër të festivalit, po zhvillohen edhe bashkëbisedime me studiues, regjisorë e kritikë teatri, që e pasurojnë më tej këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës e mbështet këtë edicion, duke e konsideruar si ngjarje të madhe kulturore, si një hap në forcimin e bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe në promovimin e artit teatror shqiptar.