Polifonia shqiptare 20 vjet në UNESCO/ Guçe: Një yll i rrallë në qiellin e trashëgimisë kulturore botërore

I ftuar nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në 'Ora News', Shkëlqim Guçe, Ekspert i Trashëgimisë Kulturore/Dr.Artistik i Shoqërisë Kulturore "Gurra e Picarit", foli për 20-vjetorin e polifonisë shqiptare në UNESCO, duke theksuar rëndësinë e saj si një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore botërore.
" Polifonia shqiptare kuptohet që ka lindur bashkë me shqiptarin që e këndoi këtë këngë dhe përfundimisht u evidentua aq e rrallë sa që UNESCO qendra e saj në Paris mendoi që ta quante si një yll të rrallë në qiellin e trashëgimisë kulturore botërore.
Kjo lloj trashëgime gojore dhe shpirtërore për njerëzimin në tërësi është një vlerë aq e rrallë sa nuk ka vend tjetër që të ngjajë me të.
Polifonia shqiptare e cila interpretohet, këndohet dhe hulumtohet ndër breza, prek pjesën juglindore të Shqipërisë.
Në vitin 2005 startoi duke i dhënë një status shumë të rëndësishëm polifonisë Shqiptare", u shpreh ndër të tjera Guçe.
