FOTO-Denoncimi: Autostrada “e arit” Thumanë–Kashar, rruga më e shtrenjtë në glob çahet si leckë
Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti I keq, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë shfaqur jo pak problematika në rrugët e vendit, e veçanërisht në akset e reja dhe të ndërtuara me kosto të lartë për buxhetin e qytetarëve shqiptarë.
Një e tillë është denoncuar këtë pasdite nga “JOQ Albania”, ku bëhet fjalë për rrugën më të shtrenjë të vendit, autostradën Thumanë – Kashar.
DENONCIMI I “JOQ”
Sot, në 2025, rruga më e shtrenjtë në glob çahet si leckë.
Autostrada “e arit” Thumanë–Kashar: Me kosto 59 milionë €/km dhe 1.56 miliardë € fitim të garantuara.
SPAK: Ku është Bashkim Ulaj?
Për ta kuptuar absurdin:
• 59 euro për milimetër rrugë
• 590 euro për centimetër rrugë
• 59.000 euro për metër rrugë
• 59 milionë euro për kilometër rrugë
As Dubai, as Zvicra, as SHBA nuk kanë kosto të tilla.

