VIDEO/ Festohet në Vjenë 113-vjetori i shpalljes së pavarësisë

Në Vjenë u festua 113-vjetori i shpalljes së pavarësisë.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të trupit diplomatik, të përfaqësuesve të institucioneve austriake dhe të komunitetit shqiptar, kishim të ftuar nderi kryetarin e Kuvendit, z. Niko Peleshi, deputetë të parlamentit, si dhe një delegacion nga Kalabria, të kryesuar nga kryetari i bashkisë së San Demetrio Corone, Ernesto Madeo.

Atmosfera ishte festive: orkestrina frymore e bandës së ushtrisë interpretoi himnet kombëtare të të dy vendeve dhe më pas u mbajtën fjalimet përshëndetëse.

Një moment prekës ishte kur Ernesto Madeo tha se edhe sot, ashtu si 500 vite më parë, kur një fëmijë arbëresh lind, e nxjerrin tek dritarja dhe i tregojnë detin prej nga erdhën të parët, tokën e Skënderbeut.