Mobilizimi i opozitës para Kryeministrisë/ Bici: Strukturat e PD nuk duan protesta me fjalime, kërkojnë revoltë

Në studion e OraNews ka qenë i ftuar gazetari Bekim Bici për të diskutuar rreth mobilizimit të strukturave të Partisë Demokratike në protestat përballë Kryeministrisë.

Nga survejimi i tij në terren, Bici është shprehur se këto lloj protestash që PD ka zgjedhur të bëjë, nuk janë të duhura. Madje ai tregon se një pjesë e mirë e demokratëve nuk e duan këtë lloj protestimi, me fjalime.

“Rruga që ka zgjedhur opozita duket sikur nuk është e duhura. Referuara burimeve dhe debateve nga vetë brenda PD, struktura e Partisë Demokratrike nuk e do këtë lloj proteste që po zhvillohet sot.

Këtë lloj platforme që vetë Berisha e ka zhvendosur para Kryeministrisë, baza e partisë nuk e do.

Baza e partisë kërkon një protestë të qëndrueshme por jo një protestë me fjalime.”- u shpreh gazetari.

Më tej Bici ka treguar se sipas debateve që po ndodhin nën rradhët e PD, baza e partisë kërkon revoltë në vend të fjalimeve.

“Në këtë kohë që Edi Rama dhe PS nuk arrijnë të nënshtrohet me fjalime dhe me matje forcash numerike, atëherë duhet të kaloj në veprime. Në rradhët e PD, herë pas here është kërkuar një lloj revolte.”-tha ai.