''Në Tiranë dhe Bruksel, zyrtarë kundër opozitës'', Berisha “sulmon” Komisioneren e Zgjerimit e Ambasadorin e BE
Sali Berisha reagoi ashpër ndaj komenteve të Komisioneres Marta Kos, duke e akuzuar se mbron qeverinë dhe minimizon problemet në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se në Tiranë dhe Bruksel ka zyrtarë që punojnë kundër opozitës, ndërsa theksoi se zgjedhja e tij në drejtimin ndërkombëtar të qendrës së djathtë është vlerësim për PD.
Sali Berisha i quajti të paparanueshme deklaratat e Komisioneres për Zgjerim Marta Kos, e cila tha nga Tirana se zgjedhjet e 11 majit, ishin të lira dhe të ndershme!
Në konferencën e parë pas kthimit nga Brazili kryedemokrati tha se nuk e kupton se përse zyrtarja e Brukselit mbron Ramën sipas tij.
Kryedemokrati akuzoi se në Tiranë dhe në Bruksel ka zyrtarë që punojnë kundër opozitës.
Berisha, përsëriti qëndrimin se zgjehdja e tij Zv president i bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë, është vlerësim për qendrën e PD dhe opozitës shqiptare.
