SISTEM MATËS PËR PUNËN E BASHKIVE/ Huber: Financim mbi bazë performance! Ström: Mbledhja e të ardhurave nga bashkitë, thelbësore për decentralizimin fiskal

Qeveria ka prezantuar sistemin e matjes së performancës për bashkitë, një mekanizëm që përcakton edhe shpërndarjen e granteve ndërkombëtare. Sipas raportit, dhjetë bashki të vogla renditen si përfituese kryesore të fondeve zvicerano-suedeze, të cilat do të jepen duke nisur nga viti 2026.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantoi raportin e matjes së performancës për bashkitë, nga ku rezulton se 10 bashki të vogla, do të përfitojnë më së shumti nga grantet zvicerano-suedeze për pushtetin vendor.

Sipas Demos, reforma territoriale por edhe decentralizimi i pushtetit ka ndikuar në menaxhimin më efikas nga Bashkitë, teksa raporti në fjalë përfshin 3 fusha, Menaxhimi financiar, ofrimi i shërbimeve dhe mirëqeverisja dhe Bashkimi Europian. Ndërkohë gjatë vitit 2026, do të shihet implementimi i këtyre granteve.

Raporti tregon konsolidim të vetëqeverisjes vendore, duke rritur vetëmenaxhimin dhe të ardhurat e e akomuluara nga vetë Bashkitë.  Nga ana tjetër edhe ambasadorja e Zvicrës dhe ai i Suedisë, theksuan rëndësinë e decentralizimin e pushtetit vendor.

Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber: “Performanca e bashkive po përmirësohet, por raporti tregon edhe sfida, të cilat duhen adresuar. Sistemi që është vendosur për matjen e performancës dhe granti, ndihmojnë bashkitë në punën e tyre, e njëherësh për maturimin dhe lidershipin e bashkive, si një hap i rëndësishëm në decentralizimin e pushtetit”.

SISTEM MATËS PËR PUNËN E BASHKIVE/ Huber: Financim mbi bazë

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström: “Kalimi në kadastrën dixhitale, do të jetë një nga elementet kryesore dhe moment suksesi, si mbështetje ndaj Shqipërisë për përmirësimin e sistemeve”

SISTEM MATËS PËR PUNËN E BASHKIVE/ Huber: Financim mbi bazë

Nisma e granteve në varësi të performancës vlerësohet si një mënyrë për të ndihmuar në zhvillimin e bashkive.