Mbi një orë brenda/ Lë ambientet e SPAK ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi: Të fala Ristanit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 11:41
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, ka shkuar paraditen e sotme në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e thirrjes së tij nga kjo strukturë.
Burime bëjnë me dije se Peçi ka qëndruar më shumë se një orë në ambientet e SPAK, ndërkohë që pas daljes ka refuzuar të bëjë komente për mediat.
"Të fala Ristanit", ishte fraza e vetme që tha ish-kryebashkiaku socialist.
