PAMJE/ Qytetari tenton të ndalojë Berishën teksa shkonte drejt kryeministrisë, ndërhyjnë truprojat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 18:39
Sali Berisha i është bashkuar demokratëve para Kryeministrisë, në protestën e dytë pas të hënës së kaluar.
Gjatë momentit që Berisha po i drejtohej vendit ku është vendosur “Foltorja 2”, një qytetar ka tentuar që t’i afrohet, me gjasë për ta takuar.
Me shpejtësi kanë ndërhyrë truprojat e kreut të PD, të cilët e kanë larguar, pasi Berisha i dha dorën.

