Fjalimi i Berishës mbyll tubimin e opozitës para kryeministrisë, protestuesit largohen nga bulevardi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 19:36
Partia Demokratike zhvilloi pasditen e sotme protestën e radhës para kryeministrisë.
Fjalimi i Berishës mbylli tubimin e radhës, ndërsa protesta tjetër pritet të mbahet të hënën e ardhshme.
Protestat sipas Berishës vijnë si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament.
Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin opozitar të cilin PD ka vendosur ta ngrejë fort në tribunën para kryeministrisë.
